Armë dhe elemente të dyshimta kriminale në një veturë të braktisur

Katër ditë më parë Policia kishte marr një informacion për një automjet të dyshimtë në lagjen “Ortakoll” në Prizren.
Njësitë policore gjeten se automjeti ishte i braktisur dhe mbante targa të falsifikuara, pasi nuk i kishte të njëjta.
Në lidhje më këtë, në vendin e ngjarjes kishin dalë hetuesit dhe njësia e forenzikës, mirëpo automjeti ishte i mbyllur dhe duke pasur dyshime se mund të jetë i involvuar në ndonjë vepër penale i njëjti u sekuestrua përkohësisht.
Pasi policia informoi prokuronin në lidhje me ngjarjen, sot me datë 08 dhjetor 2021, pas pranimit të urdhëresës për kontrolle nga prokurori i Shtetit, pasi deri më tani nuk ishte paraqitur pronari apo poseduesit e këtij automjeti, brenda tij policia gjeti elemente të dyshimta që mund të jenë përdorur në raste kriminale si:
1 -pushkë automatike AK47, dhe një karikator
13- fishek kalibër i panjohur,
1-maskë e zezë,
2-targa me numër të ndryshme të automjetit
1-shufër metalike
Disa elemente si boca plastike të zbrazëta,
Rroba sportive etj.
Prokuroi i Shtetit udhëzoi që rasti të hetohet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit”.
Sipas Policisë rasti është nën hetime, ndërsa policia po punon për identifikim e personit apo personave të dyshimtë për braktisje të automjetit me gjetjen e elementeve kriminale./21Media

Back to top button