Kaloni te përmbajtja kryesore

Edhe 10 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit 10 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2 mijë e 288 testime. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853.
Gjatë kësaj kohe  nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Kurse, në total numri i rasteve aktive është 319.
Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në lidhje me vaksinim Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga nesër të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button