Armë pa leje në duart e qytetarëve kosovarë

 

Në Kosovë ende qarkullojnë armë pa leje. Polica raporton se vetëm dje ka kapur dy raste të tilla, njëri raste Rrethi afër kazermës Adem Jashari, ndërsa tjetri në Fsh. Bibaj, Ferizaj. Rasti i parë, ka ndodhur rreth orës 17:49.

Njësiti policor ka ndaluar një automjet gjatë kontrollit në veturë kanë gjetur dhe konfiskuar 100 fishekë të armës me gas. I dyshuari është arrestuar dhe pas arrestimit me urdhër të prokurorit është liruar. Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur rreth orës, 18:20.

Njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës i cili është arrestuar pasi në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Sixsauver 6.72mm me pesë fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /21Media

Back to top button