Vetëm dje janë raportuar në Polici 6 raste të dhunës në familje

 

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar dje në policinë e Kosovës.

Rasti i parë kishte ndodhur në orën 17:50, një grua ka raportuar në polici së burri i saj, ka ushtruar dhunë psikike dhe kërcënim ndaj saj. Sipas ankueses, i dyshuari ka probleme psikike. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Edhe në Istog dje është raportuar, se një grua është rrahur nga burri i saj.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 para lokalit të tyre. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për të marrë tretman mjekësor. Ndërkaq, i dyshuari sipas policisë është në arrati. Por nuk mungojnë as rastet e dhunës ndaj grave nga ish burrat e tyre.

Vetëm dje kanë ndodhur dy raste të tilla njeri në Prishtinë e tjetri në Gjakovë. Gruaja në Prishtinë ishte sulmuar në banesën e saj. Ish burri i saj, ka hyrë në banesë të saj dhe ka sulmuar atë fizikisht. Sipas policisë, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, por i dyshuari gjendet në arrati.

Ndërkaq rasti në Gjakovë, guraja që ka raportuar rastin dje në polici thotë se ish bashkëshorti i saj ka kanosur se do i vras vëllain dhe i njëjti në momentin e kërcënimit ishte i dehur. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër i dhunës, në familje ka ndodhur në Podujevë, atje një burrë ka rrahur motrën e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Krahas 5 rasteve të dhunës ndaj grave në polici është raportuar edhe për dhunën ndaj dy burrave. Rasti ka ndodhur në Gjakovë.

I dyshuari siç raporton policia, me të meta mentale dhe i njëjti ishte bërë agresiv dhe ka sulmuar babanë dhe vëllain e tij. I dyshuari është dërguar në spitalin psikiatrik dhe me urdhër të prokurorit është nën arrest. /21Media

Back to top button