Armëpushim në lindje të Ukrainës

Prej 24 qershor deri më 31 gusht do të zgjasë armëpushimi

Një armëpushim mes rebelëve prorusë dhe forcave ukrainase në lindje të Ukrainës do të hyjë në fuqi më 24 qershor, njoftuan sot autoritetet separatiste.

“Ky vendim u mor në Minsk gjatë një takimi të grupit të kontaktit për Ukrainën (Kiev, Moskë dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) me përfaqësuesit e rebelëve ukrainas”, theksoi Viktoria Talakina, zëdhënëse e shefit separatist, Denis Pouchiline.

“Pjesëmarrësit në takimin e grupit të kontaktit kanë mbështetur idenë e vendosjes së një armëpushimi duke nisur nga ora lokale 00:00 më 24 qershor në lindje të Ukrainës për t’u mundësuar banorëve lokalë të mbledhin prodhimet bujqësore”, theksoi Talakina, cituar nga agjencia e lajmeve e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetskut (DNR).

“Armëpushimi do të zgjasë deri më 31 gusht”, shtoi ajo.

Ky vendim u konfirmua nga autoritetet ukrainase.

Shumë armëpushime, me rastin e Vitit të Ri, fillimit të vitit shkollor, u arritën këto dy vitet e fundit mes forcave të Kievit dhe separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, pa arritur ndërprerjen e përhershme të luftimeve.

Back to top button