TV21 mëson, ministrat në “qethje” te Tevdovski!

Fillon rebalansi

Rebalansi i buxhetit do të jetë në tavolinë përpara ministrave qeveritar. TV21 mëson se në pasditen e vonshme ministrat e qeverisë kanë qenë në takim në Ministrinë e Financave, ku kanë nisur llogaritë për shkurtimin e mjeteve për ministritë përkatëse.

Janë të nevojshme të dhëna për gjendjen financiare të ministrive për të pasur kontroll në gjithë situatën për hapat e mëtutjeshëm. Nga Ministria e Financave konfirmuan se ka pasur takim, por kanë theksuar se ka qenë takim i rregullt në të cilin të pranishëm kanë qenë numër i vogël i ministrave. Nga atje shtojnë se shumë shpejt do të dalin me numra konkret dhe do të shpallet plani për rebalansin e buxhetit./21Media

Back to top button