Arrestimet e serbëve, Hoxha: Gjitha arrestimet tona janë kryer bazuar në ligje

(Lajm i përditësuar)


Arrestimet e serbëve, Hoxha: Gjitha arrestimet tona janë kryer bazuar në ligje

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, koloneli Gazmend Hoxha i është përgjigjur deklaratës së përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili është shprehur se Policia e Kosovës po bën arrestime jashtëgjyqësore ndaj serbëve.

Hoxha në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se e kanë dëgjuar këtë akuzë, teksa theksoi se “Policia e Kosovës nuk është e vërtetë që bën arrestime arbitrare dhe të paligjshme”.

Tutje, ai ka thënë se çdo arrestim bëhet bazuar në kodin e procedurës penale të Republikës së Kosovës.

“Josep Borrell siç duket është shërbyer me informacione të palës serbe të cilët këto i kanë përdorë zakonisht si shpifje duke tentuar që Policinë e Kosovës ta qesin… si një institucion që nuk respekton ligje që nuk ka vlera demokratike…po kjo nuk është aspak e vërtetë…”, ka thënë Hoxha.

Drejtori i Policisë në RTV21: Ne si Polici jemi të përgatitur, kemi forca të mjaftueshme

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonelin Gazmend Hoxha tha se gjatë ditës së sotme në Kosovë nuk ka pasur ndonjë incident në pjesë veriore të Kosovës, por edhe në dy ngjarjet që janë zhvilluar në Gazimestan dhe Graçanicë.

Hoxha këtë të mërkurë në “Click” në RTV21 u shpreh se Policia ditë më parë ka përgatitur një plan operativ.

Ndërsa, ai theksoi se ka numër të mjaftueshëm të policëve për të mbajtur nivelin e sigurisë në veri të Kosovës.

“Normalisht në pjesë veriore veprojnë grupe të caktuara kriminale të cilat janë të drejtuara nga qarqet në Beograd, të cilat po e kërcënojnë  kohë pas kohe sigurinë në atë pjesë. Mirëpo, ne si Polici jemi të përgatitur, kemi forca të mjaftueshme, mbështetje qeveritare dhe bashkëpunim me qytetarët atje”, tha ai./21Media

Back to top button