Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestimet nga Serbia, “Shteti duhet të veprojë në terren, s’mjaftojnë deklaratat e e-mailet”

Pak ditë pas lirimit të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu, autoritetet e Serbisë arrestuan një tjetër qytetar të Kosovës.

Avni Qenaj, banor i fshatit Romajë të Prizrenit, u ndalua nga policia serbe gjatë kalimit të kufirit, si ish-pjesëtar i UÇK-së, i cili sipas autoriteteve serbe dyshohet se gjatë luftës në Kosovë ka kryer veprën penale të organizimit të një grupi dhe nxitjen për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Në Organizatën e Veteranëve të Luftë së UÇK-së thonë se akuzat ndaj Qenajt, janë të pabaza dhe politike meqë i njëjti sipas kësaj organizate nuk ishte asnjëherë pjesë e vijës së frontit ndonëse e ka statusin e veteranit të luftës.

“Serbia, prej pas luftës në kuptimin e luftës me armë asnjëherë nuk e ka ndërprerë luftën speciale ndaj ushtarëve të UÇK-së. I shohim këto si tendencioze dhe politike, duke u nisur nga fakti se akuzat që janë publikuar mbrëmë, për çka akuzohet bashkëluftëtari ynë nuk qëndrojnë sepse në bazë të disa infove prej bashkëluftëtarëve të brigadës Agim Ramadani s’ka dikush që e njeh këtë person ose që ka qenë së bashku në vija të frontit dhe është e pakuptueshme me u ngrite këto akuza për një person të tillë që s’ka qenë fare me pushkë në dorë. Gjasat janë që ky person të ketë kontribuar në çlirimin e vendit tone por me gjasa në formë logjistike. E dini që shumica e hasjanëve e kanë profesioni furrat e bukës dhe gjasat janë që ai të ketë shërbyer në kuzhinë gjatë luftës dhe akuzat e serbi janë të pabaza politike. Personi ka kartelen e veteranit është anëtar i OVL-UCK-së gëzon statusin e veteranit të UÇK-së por s’ka qenë asnjëherë në vija të frontit”, tha Syla për RTV21.

Qenaj, aktualisht ndodhet në paraburgim me masë ndalimi 48-orësh, ndërsa ndaj tij pritet të dorëzohet një kallëzim penal në prokurorinë kompetente.
Ministria e Jashtme e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar në ofrimin e ndihmës konsullore dhe ligjore për Qenajn, derisa të sqarohet plotësisht situata dhe të sigurohet trajtim i drejtë gjatë gjithë procesit në Serbi.

Avokati Arianit Koci i angazhuar vullnetarisht në rastet e arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Serbi përfshirë edhe rastin e Qenajt thotë se çështja e arrestimeve të tilla duhet të merret seriozisht. Sipas tij, në këto raste shteti duhet të veprojë në terren dhe të mos mjaftohet me deklarata e e-maile.

”Janë shpeshtuar arrestimet. Na bëhet një mobilizim, unë sot po shkoj në Beograd. Duhet si shtet me u organizu që në kuadër të buxhetit për të arrestuarit në Hagë të krijohet një buxhet edhe për familjet e këtyre të arrestuarve të cilët po hynë në borxhe të mëdha ne si shtet duhet t’i ndihmojmë dhe MPJ bashkë me qeverinë duhet ta forcojnë edhe me staf edhe me të holla e vetura zyrën tonë në Beograd. Nuk na mbetet tjetër veçse me ngritë zërin. Duhet ta marrim këtë çështje me seriozitet dhe mos me kriju ndjenjën te qytetari se po dorëzohemi para Serbisë por duhet gjitha format me protestu, me reagua që këto arrestime mos me ndodh. Jemi në një formë në luftë të pashpallur me Serbinë, këtu pulitka ka rol vendimtar dy ditë e para kur arrestohen informacionet janë të kufizuara. Kjo është arsyeja q që po shkoj në Beograd por jo vetëm për këtë rast këtë fazë s’kam info. Ambasadori ynë atje po bën aq sa ka mundësi por këtu neve na duhet veprim në terren s’mjafton me deklarata dhe imaila a por duhet dikush të shkoj atje dhe të veprojë. Angazhimi i shtetit duhet me te jetë shume me i madh me i artikuluar dhe angazhim në terren dhe duhet të krijohet një fond për ta”, tha Koci për RTV21

Arrestimi i veteranit të luftës së UÇK-së Avni Qenaj është në mesin e dhjetëra rasteve të arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Serbia. Autoritetet e Kosovës dhe OVL e UÇK-së vazhdimisht kanë bërë thirrje për shmangie të kalimit nëpër Serbi./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button