Arrestohen 12 persona, sekuestrohen 60 kg drogë
12 persona mes tyre 7 shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga autoritetet italiane.
Hetimi për të zbuluar rrjetin e trafikantëve ka filluar që në vitin 2019, dhe sipas autoriteteve të arrestuarit zhvillonin aktivitetin e tyre në Belgjikë, Holandë Gjermani dhe Shqipëri.
Ndërkohë mësohet se edhe 32 të tjerë janë nën hetim.
Po ashtu mësohet se në kuadër të operacionit janë sekuestruar edhe 60 kilogramë drogë.
Fillimisht droga vinte në Shqipëri dhe më pas transportohej drejt Aburzzos, ku dhe ishte baza e grupit kriminal, shkruan oranews.
Zakonisht droga fshihej në magazina apo depo të improvizuara pranë lumit Alenato dhe më pas transportohej në disa zona të Italisë me kamionë.