Arrestohen 3 persona për trafikim dhe prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjilan, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz’’, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’, si dhe ”Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.

Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar është identifikuar edhe viktima e trafikimit (femër) e cila është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave dhe të njëjtës i janë ofruar të gjitha shërbimet sipas proceduarve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për proceduar të mëtejme, përderisa hetime të tjera lidhur me rastin janë në proces./21Media

Back to top button