Arrestohen 4 gra në Ferizaj

Mbyllet një lokal

Policia e Kosovës dje pas një pune operative, ka bastisur një lokal dhe ka arrestuar 4 gra nën dyshimin për “Mundësim në prostutucion dhe ofrim i lokaleve për prostutucion, si dhe marrje me prostitucion”.

Rasti ka ndodhur dje në Ferizaj, me ç’rast është mbyllur edhe lokali në fjalë.

“Me datë 08.02.2019, pas një pune operative-hetimore zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe me urdhërin e Gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar – bastisë një lokal në Ferizaj, me ç’rastë janë arrestuar katër femra të dyshuara, tri Shqiptare/shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe një Kosovare/Shqiptare”, thuhet në një komunikatë për medie.

Pas intervistimit të tyre me vendimin e prokurorit kompetent, dy të dyshuara dërgohen në qendrën e mbajtjes kurse dy të tjera lirohen në procedurë të rregullt.

Gjate zbatimit të këtij operacioni janë njoftuar edhe inspektoret komunal ku gjatë kontrollit të lokalit dhe dokumentacionit kanë hasur në parregullsi me ç’rastë lokali në fjalë është mbyllur./21Media

Back to top button