Arrestohen 4 persona të kërkuar me urdhëresë të gjykatës

 
Janë arrestuar dje katër persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë.
“Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, me datë 18.11.2021, me qëllim të realizimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore Pejë, ka realizuar planin operativ ‘Ekzekutimi i Urdhëresave penale me burg'”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Janë kërkuar për arrestim gjithsejtë shtatë persona të kërkuar me Urdhëresa të Gjykatës e të dënuar me burg efektiv për vepra të ndryshme penale, katër nga ta janë arrestuar.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, dy nga personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë në Gjykatën Themelore në Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore./21Media

Back to top button