Arrestohen 4 të mitur për vjedhje të rëndë

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar katёr tё mitur, tё cilёt dyshohet se kanё kryer veprёn penale “Vjedhje e rёndё”.

“Stacioni Policor nё Klinë, me datёn 02.02.2021, ka pranuar njё informacion se nё rrugën ‘Abedin Rexha’ në Klinё, disa persona kanë depërtuar brenda një marketi dhe kanë vjedhur gjëra ushqimore dhe sasi të konsiderueshme të alkoolit të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tё dyshuarit, sipas Policisë, të cilët dyshohen se kanë kryer edhe shumë vepra tjera penale ‘Vjedhje e rëndë’ pas intervistimit në koordinim të plotë me Prokurorin për të mitur dhe Prokurorin për krime të rënda, të dyshuarit janë ndaluar pёr 24- orё.

Ndërsa nga Gjyqtari për të mitur, të dyshuarve iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./21Media

Back to top button