Arrestohen 5 burra që ushtruan dhunë në familje
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë burra të cilët dyshohet se ushtruan dhunë në familje.
Arrestimi i parë është bërë në Prishtinë rreth orës 22:00, ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjetonte. Kjo e fundit ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti i dytë i dhunës në familje ka ndodhur po ashtu në Prishtinë, ku një burrë kosovar në gjendje të dehur e kishte fyer dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
Ndërsa, arrestimi i tretë ka ndodhur rreth orës 16:40, po ashtu në Prishtinë, ku i dyshuari mashkull kosovar nga e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
Një arrestim ka ndodhur edhe në Fushë Kosovë rreth orës 20:00.
Viktima femër kosovare kishte raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
Ndërkaq, rasti i pestë i dhunës në familje është shënuar në Gjakovë, ku në lidhje me rastin e datës 30.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media