Gjendet pa shenja jete një grua në kuzhinën e një lokali

Një grua është gjetur e vdekur në kuzhinën e një lokali, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e së premtes.
Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia e ka cilësuar rastin si vdekje në rrethana të dyshuara, ndërsa ka thënë se hetimet janë duke vazhduar./21Media

Back to top button