Arrestohen 5 vëllezër në Prishtinë

Pesë vëllezër janë arrestuar të shtunën në Prishtinë pasi kanë shtënë me armë drejt njësiteve policore për reagim të shpejtë, të cilët po shkonin te shtëpia e të dyshuarve për të iu përgjigjur një rasti.

Policia ka njoftuar të dielën se të dyshuarit kanë shtënë me armë në drejtim të policëve që ishin në rroba civile, pasi para tyre te shtëpia e të dyshuarve disa persona të panjohur kanë tentuar të kryejnë një vjedhje, me ç’rast edhe kanë filluar gjuajtjet me armë mes tyre.

Nga ky rast i ndodhur te Lagjja Përroi i Njelmët, nuk raportohet të jetë lënduar ndonjë person nga të shtënat.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe pas intervistimit ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Back to top button