Shoqërohet në Polici pasi në rrjete sociale publikoi incizime me ish-gruan

Policia e Kosovës ka shoqëruar dhe e ka intervistuar një person në Prizren, nën dyshimin se ai kishte publikuar në rrjete sociale foto e incizime me ish-bashkëshorten.

Viktima është ankuar në Polici për rastin duke thënë se janë publikuar fotot e videot që ishin bërë derisa ata ishin të martuar.

I dyshuari ka pranuar fajin, ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar nga rrjeti social i viktimës ka postuar fotografi dhe video incizime të cilat i kishin bërë deri sa kanë qenë duke jetuar bashkë si bashkëshort. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe i njëjti në dëshminë e tij ka pranuar se ka kryer veprimet e pretenduara. Me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button