Arrestohen 6 fëmijë

Vetëm të mërkurën në Kosovë u arrestuan gjashtë të mitur në dy raste të ndara. Të gjithë të miturit u arrestuan pasi që sulmuan bashkëmoshatarët e tyre.
Më mëngjes në Fushë Kosovë, pesë fëmijë rrahen dy fëmijë të tjerë të cilët sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërsa, të dyshuarit janë arrestuar.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, kurse tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur të Lagjja e Spitalit në Prishtinë ku është arrestuar një vajzë e mitur pasi e njëjta kishte sulmuar fizikisht një vajzë tjetër po ashtu të mitur.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button