Arrestohen 6 persona për vuajtjen e dënimit me burg
Më 18.12.2021 nëpunësit policor nga SPB-Veles me urdhër të Gjykatës kanë privuar nga liria B.A (40), N.P (21), J.J (39), M.A (24), I.U (40) dhe R.S (30), të gjithë nga Velesi. Ndaj tyre është lëshuar urdhër-arrest për vuajtjen e dënimit me burg, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
Siç bënë të ditur nga MPB-ja R.S është dërguar në burgun e Idrizovës, ndërsa pesë të tjerit janë dërguar në burgun e Shkupit për vuajtjen e dënimit me burg, shkruan TV21./21Media