Arrestohen dhe dërgohen në mbajtje për 48 orë tre zyrtarë policorë, e rrahën një person të prangosur

Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës ka arrestuar tre zyrtarë policorë pasi të njëjtit dyshohen se gjatë arrestimit të një personi kanë kaluar autorizimet e tyre dhe kanë keqtrajtuar fizikisht të njëjtin sa ishte i prangosur.
IPK përmes një komunikate ka thënë se tre zyrtarët policorë janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
“Hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në komunikatë.
Menjëherë pas rastit, IPK ditën e djeshme, 29 qershor, fillimisht i suspendoi nga puna të tre zyrtarët e policorë në Klinë, ku në komunikatë thuhej se deklaratat e tyre ishin në kundërshtim me pamjet dhe provat faktike.
Incidenti dyshohet të kishte ndodhur më 28 qershor në rrugën “Ismail Qemajli” në oborrin e shtëpisë së qytetarit.
Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë