Arrestohen dy hajna që vodhën 34 pako me pije

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona pasi që në dy qendra tregtare në Gjakovë kanë vjedhur 34 Pako me pije energjike, të cilat më pas u janë kthyer pronarëve.
“Datë 17.01.2022 nëpërmjet rrugëve Operative hetimore, zyrtarët policor të Stacionit policor – Gjakovë kanë pranuar informatë në lidhje me rastet vjedhje në qendrat Tregtare ETC-e dhe Viva Fresh Store në Gjakovë. Më përkushtim është arrite të identifikohen, lokalizohen dhe më pas të arrestohen të dyshuarit: – A.S.V. i lindur 1988, E/K. – D.O.B. i lindur 1978, SH/K. Në lidhje me rastin në cilësinë provave materiale janë konfiskuar 34 Pako (24×34) 0.25 L komplete Red Bull, të cilat më pas u janë kthyer pronarëve”, njofton Policia.
Në lidhje me rastin është informuar Prokurori kujdestar dhe më urdhër të tij pas intervistimit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë./21Media

Back to top button