Omicron në Kosovë, Sadiku: Ka rritje graduale të rasteve, është më lehtë e menaxhueshme

1 min read

Omicron është varianti i ri i Covid-19, i cili u përhap shumë shpejtë në gjithë botën, përfshirë Kosovën.

Në “Për Ditë të Mbarë” të RTV21, infektologu Izet Sadiku tregoi për gjendjen aktuale në Kosovë, në përballje me variantin e ri të Covid-19.

Tutje, Sadiku tha se rritja e rasteve me Covid-19 është graduale jo e furishme.

“Rritja e rasteve me Covid-19 është graduale, jo e furishme siç ishte më herët, është më lehtë e menaxhueshme”, tha Sadiku.

Infektologu tutje apeloi që qytetarët e pavaksinuar të vaksinohen tashmë, të mbajnë distancën dhe të shmangin grumbullimet e panevojshme./21Media