Arrestohen dy ish zyrtarë për keqpërdorim të pozitës

 
Policia ka njoftuar se në kordinim me Drejtorinë për Hetime e Kime Ekonomike dhe Korrupsion kanë arrestuar për 48 orë dy persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Në lidhje me rastin e parë ish- zyrtari i gjendje civile në Fushë Kosovë, tani i pensionuar ka vepruar në kundërshtim me ligjet.
”Në rastin e parë personi i arrestuar dyshohet se gjatë punës së tij, në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, pa u vërtetuar dhe verifikuar, i ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile personat e dyshuar (NN), të cilët më pastaj kanë arritur të pajisen me dokumente identifikuese si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së, me të dhëna të pavërteta”, është bërë e ditur në komunikatë.
Ndërsa në lidhje me rastin e dytë ish-zyrtari i gjendje civile në Prishtinë, i pensionuar po ashtu ka vepruar në kundërshtim me ligjet dhe ka arritur  të iu krijoj dy personave dokumente identifikuese me të dhëna të pavërteta.
”I dyshuari është arrestuar nën dyshimet vijuese se gjatë punës së tij, në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, në dy raste me persona të ndryshëm, pa u vërtetuar dhe verifikuar, në kundërshtim me të dhënat nga libri amzë i të lindurve, i ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile personat e dyshuar (NN), të cilët më pastaj kanë arritur të pajisen me dokumente identifikuese si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së, me të dhëna të pavërteta”, thuhet tutje në komunikatë./21Media

Back to top button