Një i vdekur, 18 raste të reja me Covid-19

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 18 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 14 persona.
Sipas ministrisë, personi i vdekur gjatë 24 orëve të fundit ka qenë një grua nga Peja.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 165.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.”, ka informuar ministria.
Ndërkaq, deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
May be an image of text that says 'Ministria Shändetesisé Ministarst aZdrastv Ministry ofHealth COVID19 BASHKE IA DALIM! E MARTE 22.06.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e dytë 20.701 Të vaksinuar gjithsej në Kosovë 6.595 E MARTE നီവ 141.008 22.06.2021 Numri testimeve 1.963 Raste pozitive 18 Të shëruar 14 Rastet e vdekjes Rastet aktive 165'

Back to top button