Arrestohen dy persona në Aeroportin e Prishtinës

 
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.
“Realizimi i detyrave dhe autorizimeve policore në mënyre profesionale ka rezultuar që, sot më datë 11.11.2021, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “ Adem Jashari” gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit, për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, kanë hasur në dy udhëtar me iniciale (E.C. dhe D.A.), të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë iniciuar rastet, ndërsa personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme./21Media

Back to top button