Arrestohen dy persona në Deçan, sulmuan fizikisht motrën e tyre

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht motrën e tyre.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Deçan.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje./21Media

Back to top button