Policia sërish në aksion për përfituesin e subvencioneve

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike sot është duke realizuar një operacion policor për zyrtarët që kanë përfituar nga subvencionet.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se pas përfundimit të operacionit, Policia do të jap informacione shtesë.
Gjatë vitit 2021, Policia ka realizuar dy aksione tjera në lidhje me dyshimet për mashtrim me subvencione. Në muajin shkurt ka arrestuar 12 zyrtarë shtetërorë, kurse në muajin qershor 21 të tjerë.
Aksioni “Subvencionet 2021” është zhvilluar në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog./21Media
 

Back to top button