Arrestohen dy persona pas një përleshje në Han të Elezit

 
Janë arrestuar sot dy persona në fshatin Paldenicë të Han të Elezit, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete.
“Me datën 12.02.2022, rreth orës 14:00 policia ka pranuar një informacion se, në fshatin Paldenicë të Han të Elezit është një rast i sulmit dhe lëndimit trupor. Menjëherë njësitet reaguese ju ka përgjigjur kësaj informate, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur dy personat të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë, Policia ka shoqëruar dy personat në stacionin policor të Hanit të Elezit dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, personi me inicialet M.D (M/K) i moshës 20 vjeçare është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button