Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

Dy persona janë arrestuar në Viti pasi në dy shtëpi dhe objektet përcjellëse te dy të dyshuarit kosovarë me inicialet N.S. (1997) dhe M.Q. (1966) janë gjetur armë pa leje.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën një pushkë M48 e kalibrit 7.9 milimetra, një revole e tipit Bereta e kalibrit 6.35 milimetra, një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibrit 6.35 milimetra, njofton Klan Kosova.
“Dy të dyshuarit nga ana e zyrtarëve policor janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve’ dhe rasti i kompletuar do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Gjilan”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button