Mehaj për 28 Nëntorin: Jemi të pandarë sepse jemi një
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se 28 Nëntori është dhe do të mbetet gjithmonë festa më e madhe kombëtare e gjithë shqiptarëve.
“Për nder të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, fillimisht me Trupat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiperisë që janë duke shërbyer në kuadër të KFOR-it, pastaj në organizimin nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë, festuam dhe uruam 110 vjetorin e pavarësisë”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Ai ka theksuar se bashkëpunimi dhe koordinimi i Kosovës me Shqipërinë është “i natyrshëm, nënkuptueshëm dhe i pashkëputshëm, jemi të pandarë sepse jemi një, jemi një sepse jemi të pandarë. Rroftë përjetësishtë kombi ynë!”./21Media