Arrestohen dy persona për posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vushtrri, të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike.
“Arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në kohën kur zyrtarë policorë në rroba civile të angazhuar në planin operativ “Siguria në shkolla”, mbi dyshime të arsyeshme në rrugën “Ukshin Kovaqica” kanë ndaluar dy të dyshuarit, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike. Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar A. J.,20 vjeçar, dhe E. B.,20 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike”./21Media

Back to top button