Zhbllokohet rruga Prizren-Prevallë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se në rrugën Prizren – Prevallë, në kilometrin e gjashtë ku pati rrëshqitje të materialit erodues nga masivi shkëmbor në pjesën e sipërme të saj, dhe për pasojë bllokimin e kësaj rruge që nga mbrëmë pas ores 18:00 e deri me tani është bërë zhbllokimi i këtij aksi rrugor dhe trafiku mund te zhvillohet sikurse më parë.

MMPHI-ja ka bërë thirrje tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në këtë rrugë.
“Kujdes duhet të bëhet nga ndonjë ramje eventuale e gurëve”, thuhet në njoftim./21Media
Back to top button