Arrestohen dy persona për substanca narkotike

Janë arrestuar dy persona për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, në Han të Elezit.

Policia ka njoftuar se “Me datën 24.01.2024 rreth orës 23:50 policët e stacionit në Han të Elezit, gjatë patrullimit në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Han të Elezit kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të veturës dhe personave, janë gjetur sasi e substancave narkotike, 8 doza të mbështjellura të llojit marihuanë, me peshë 11 gram.”

Ndërsa dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe është njoftuar njësia për hetimin e narkotikëve.

“Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy personat e dyshuar janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa në cilësinë e provave materiale sasia e narkotikëve është sekuestruar”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button