KQZ-ja pranoi peticionet për shkarkim të kryetarëve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme ka pranuar kërkesat për verifikimin e nënshkrimeve të mbledhura për shkarkimin e kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se gjatë ditës së sotme kemi pranuar edhe kërkesat për verifikim të nënshkrimeve të mbledhura në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq”, ka thënë Elezi.

Tutje, ata kanë njoftuar se në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikohen listat e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë të cilët kanë të drejtë vote në komunën përkatëse.

Ndërsa ditë më parë KQZ, ka konfirmuar se kanë pranuar kërkesën e njëjtë edhe nga Zubin Potoku.

“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin-Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë Elezi./21Media

Back to top button