Arrestohen dy persona për vrasjen e 22 vjeçarit në Mitrovicë
Dy të dyshuarit L. S. 31 vjeçar dhe V.S., 25 vjeçar, mbrëmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës. L. S dhe V.S dyshohet se 7 muaj më parë e kanë vrarë një 22 vjeçar në Mitrovicë.
“Dy të dyshuarit kohë më parë, janë shpallur në kërkim policor si të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 12 shkurt 2021, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima M. K., i moshës 22 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Si prova materiale nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të shkurta, të llojit pistoleta të cilat dyshohen të jenë përdorur në veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media