Arrestohen dy persona, sekuestrohet një armë

Në Podujevë Policia ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar një armë zjarri në Podujevë.
Sipas Policisë në rrugën “Nuhi Gashi” është arrestuar i dyshuari, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat “kanosje” mbajtje në pronësi kontrollë ose posedim i paautorizuar i armës, si dhe “asgjësim i pasurisë” të ndodhur më 16 janar rreth orës 03:45, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë.
R. A, 32 vjeç, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Në lidhje me rastin e njëjtë sot rreth orës 14:30, policia i ka shqiptuar masën e arrestit policor edhe të dyshuarit tjetër; R. A, 28 vjeç, i cili pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Po ashtu është sekuestruar edhe një armë automatike AK 47, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast./21Media

Back to top button