Arrestohen dy persona, u kapën duke prerë pisha

Dy persona janë arrestuar pasi që janë kapur duke prerë pisha në Podujevë.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 01:35.
“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar për shkak se të njëjtit janë vërejtur duke prerë pisha. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar dy traktorë me rimorkio dhe dy motosharra”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovs.
Lidhur me rastin janë njoftuar edhe zyrtarët e ekonomisë së pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media