Qytetarët po presin deri në 5 orë në Merdarë

Në pikën kufitare në Merdarë bashkatdhetarëve i’u duhet të presin deri në 5 orë për të dalë nga Kosova dhe kolona është e gjatë deri në 4 kilometra.

Ndërsa, te Dheu i Bardhë dhe në Motivodë pritjet janë rreth 2 orë, e në Jarinje deri në 1 orë e gjysmë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në pikat tjera kufitare gjendja është më e mirë dhe qytetarët po kalojnë kufirin për 5 deri në 10 minuta, transmeton rtv21.tv.

Nuk raporohet pritje dhe kolona për të hyrë në Kosovë./21Media

Back to top button