Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen dy serbë në Gorazhdec të Pejës, dyshohen për ryshfet

Dy persona të nacionalitetit serb janë arrestuar të dielën në fshatin Gorazhdec të Pejës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, arrestimet janë bërë pas pranimit të informacioneve për aktivitete të kundërligjshme që synonin të ndikonin në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor që po mbahet sot.

“Dyshohet se të arrestuarit kanë tentuar të orientojnë dhe ndikojnë te votuesit që të votojnë për Listën Serbe”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka kryer bastisje në lokacionet e dyshuara. Gjatë aksionit janë arrestuar dy meshkuj kosovarë të nacionalitetit serb, të cilët më pas janë intervistuar nga hetuesit rajonalë e janë ndaluar për 48 orë.

Policia ka thënë se ndërhyrjet dhe ushtrimi i ndikimit në zgjedhje përbëjnë kërcënim serioz për demokracinë, pavarësinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve, ndërsa institucionet e rendit kanë ritheksuar përkushtimin për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës lirshëm dhe pa presion, si dhe të raportojnë çdo parregullsi apo tentativë për ndikim të kundërligjshëm tek institucionet kompetente.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button