Mbyllen qendrat e votimit

(Lajm i përditësuar)
Qytetarët e Kosovës sot me 7 qershor do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentar, të cilat po mbahen për shkak të dështimit për zgjedhjen e presidentit. Për një periudhë kohore gati një vit e gjysmë Kosova po mban zgjedhjet e treta parlamentare.
RTV21 nesër duke filluar nga ora 06:50 filloi programin maratonik për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përgjatë gjithë ditës, ekipi i RTV21 do të raportojë në kohë reale nga komunat e Kosovës, duke përcjellë minutë pas minute procesin zgjedhor.
Ndiqni RTV21 nga ora 06:50 për një mbulim të plotë, minutë pas minute, të ditës së zgjedhjeve në Kosovë./21Media
Të dhënat e fundit për Prishtinën, kjo është përqindja e qytetarëve që kanë votuar në kryeqytet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat specifike për komunën e Prishtinës, duke treguar një trend më të lartë të pjesëmarrjes në votime krahasuar me mesataren e përgjithshme në nivel vendi.
Sipas të dhënave të sistemit zyrtar të përditësuara në orën 17:39, dalja e votuesve në kryeqytet ka arritur në 36.72%.
Deri në këtë fashë orari, në komunën e Prishtinës kanë votuar gjithsej 80,660 qytetarë nga 219,654 sa janë gjithsej në listën e votuesve me të drejtë vote në këtë komunë.
Në këto statistika të paraqitura nga platforma e KQZ-së për vendvotimet e rregullta nuk përfshihen votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta si dhe votat e dërguara përmes postës nga diaspora.
Qendrat e votimit në Prishtinë, sikurse në tërë Kosovën, do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Në cilën komunë po votohet më shumë e ku më pak? Dalin të dhënat e fundit të KQZ-së
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 16:00, komunat me përqindjen më të lartë të daljes së votuesve në zgjedhje janë Leposaviqi me 44 dhe Ranillugu me 43%.
Në anën tjetër, pjesëmarrja më e ulët e votuesve është regjistruar në komunën e Dragashit, ku deri në këtë orë kanë votuar vetëm 12% e qytetarëve me të drejtë vote.
KQZ pritet të publikojë përditësime të reja mbi pjesëmarrjen në votime gjatë orëve në vijim.
Radoniqi votoi, qytetarëve u bën thirrje të marrin pjesë në zgjedhje
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, votoi i pari në zgjedhjet parlamentare që po mabhen sot.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë
“Sot fillon dita e zgjedhjeve dhe për këtë ditë KQZ ka qenë e angazhuar që nga shpallja e saj për përgatitjet. Të gjitha përgatitjet deri më sot pothuajse kanë përfunduar, tash fillon procesi zgjedhor dhe më pas fillon numërimi në të gjitha qendrat komunale të numërimit. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, me zgjedhjen e tyre do të zgjedhin përfaqësuesit për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Radoniqi.
Elezi nga KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njonë një konferencë për media tnjoftoi se të gjitha qendrat e votimit në Kosovë janë hapur me kohë dhe procesi zgjedhor po zhvillohet në të gjithë vendin.
Ai tha se votimi brenda Kosovës po organizohet në 949 qendra votimi me gjithsej 2,550 vendvotime.
Elezi shtoi , prej tyre 911 qendra me 2,498 vendvotime shërbejnë për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra, nga një në secilën komunë me 52 vendvotime, janë të dedikuara për votimin me kusht.
Derisa bëri të ditur se sipas Listës Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë është 1,959,962 votues.
Mbi 100 prokurorë të angazhuar për zgjedhje
Mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë angazhuar sot në zgjedhjet e parakohshme paralamentar. Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
“Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se për zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot janë angazhuar mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, siç thuhet, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë gjatë procesit zgjedhor.
“Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
DnV: 1.6% e vendvotimeve janë hapurme vonesë
Demokracia në Veprim njoftoi se sipas të dhënave nga terreni 1.6% e vendvotimeve janë hapur me vonesë.
“Në territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2550 vendvotime, 2498 nga to janë të rregullta dhe 52 me kusht. Sipas të dhënave të terrenit me vonesë janë hapur 1.6% e vendvotimeve dhe kjo për shkak të mungesës së komisionerëve, në disa raste vonesat lidhen edhe me mungesën e kabinave të votimit. Në 2% të vendvotimeve ka pasur probleme me mënyrën se si janë vendosur kamerat, po ashtu vlen të theksohet se në 16% të vendvotimeve nuk ka asnjë grua komisionere në këto vendvotime”, njoftoi Demokracia në Veprim në një konferencë për media.
E moshuara 81 vjeç: Nuk lodhem kurrë t’u votu për vendin tem
Me buzëqeshje dhe përkushtim qytetarja, 81-vjeçarje ushtroi të drejtën e saj të votës, duke treguar se dashuria për vendin dhe përgjegjësia qytetare nuk njohin moshë.
“Nuk lodhem kurrë t’u votu për vendin tem,” u shpreh ajo, duke dhënë një mesazh frymëzues për të gjitha gjeneratat.
Rreth 58 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 9:00
Deri në orën deri në orën 9:00 kanë votuar 2.96 për qind e votuesve
Nga 2,369 vendvotimet e procesuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi në përditësimin e fundit se kanë votuar gjithsej 57,940 qytetarë.
Mërgimtari nga Zvicra: Dy – tri herë në vit me dalë në zgjedhje është e tepërt, po merremi me gjana të kota
Mërgimtari nga Zvicra ka kritikuar mbajtjen e shpeshtë të zgjedhjeve në Kosovë, duke thënë se dalja në votime dy -tri herë në vit është e tepërt.
“2-3 herë në vit me dal në zgjedhje është e tepërt, po merremi me gjana të kota ti ke thonë ai kom thonë, ai ka punu,ai s’ka punu duhet me qu vendin përpara nuk ka lidhje kush ” u shpreh ai në një intervistë të RTV21./21Media
Votoi Kurti: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve në zgjedhje, aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve
Kryeministri në detyrë Albin Kurti votoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Pas këtij procesi ai në një deklarim për media u bëri thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë këtë të drejtë.
Bëj thirrje që qytetarët paraprakisht ta verifikojnë vendvotimin dhe pastaj të nisen… Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve në zgjedhje , aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve”, tha ai.
Qytetari me kërkesë të veçantë: Mos të përsëritet më ky serial i zgjedhjeve
Një qytetar ka kërkuar që të mos përsëriten më zgjedhjet e shpeshta, duke i cilësuar ato si një “serial”.
Ai gjithashtu theksoi se parlamenti duhet të përbëhet nga njerëz të mirëfilltë dhe jo nga figura të këngëtarëve “Mos të përsëritet më ky serial i zgjedhjeve, parlamenti të mos mbushet me këngëtarë” u shpreh qytetari. për rtv21./21Media
Gjini pasi votoi: Kosova i përket vetëm qytetarëve dhe ata sot duhet ta thonë fjalën e tyre
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, pasi ushtroi të drejtën e tij për të votuar i ftoi edhe qytetetarët ta bëjnë një gjë të tillë.
“Kosova iu përket vetëm qytetarëve dhe ata duhet ta thonë fjalën e tyre sot. Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin ditë më të mira për Kosovën.”, u shpreh ai./21Media
Votoi Hamza: Ftoj qytetarëve të votojnë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Ai në një deklarim për media pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që votojnë
Pas votimit, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në procesin zgjedhor.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë ditë të bukur për me dal me votu, me votu sipas bindjeve të tyre politike, në mënyrë të lirë, të qetë, demokratike. Është ditë e bukur për me e shfrytëzu këtë të drejtë.”,tha Hamza./21Media
Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja në zgjedhje aq më e fortë është demokracia
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka votuar votës në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Ajo pasi kreu këtë proces u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.
“Sa më e lartë pjesëmarrja në zgjedhje aq më e fortë është demokracia”, u shpreh ajo./21Media
Deri në ora 11:00 votuan 8.29% e qytetarëve
Deri në ora 11:00 votuan 8.29% e qytetarëve
Duke u mbështetur në të dhënat preliminare nga më shumë se 97% e vendvotimeve.
Numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është 162,439 votues apo 8.29% në më shumë se 97% të vendvotimeve, bazuar në të dhënat preliminare
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se procesi po zhvillohet pa probleme
“Procesi i votimit po zhvillohet sipas planifikimeve. Sipas të dhënave nga komisionet komunale, deri tash votimi po zhvillohet në kushte të rregullta dhe pa probleme”, tha ai në konferencë për media./21Media
Mërgimtari nga Zvicra: Na kanë lodhë, kësaj radhe erdha ma nuk do të vi me votu
Një mërgimtar nga Zvicra ka shprehur pakënaqësinë e tij me situatën politike në vend duke thënë se zgjedhjet e shpeshta e kanë lodhur dhe se kësaj radhe ka ardhur për të votuar, por nuk planifikon të vijë më në të ardhmen “
Presim diçka ma mirë,na kanë lodhë,kësaj radhe erdha ma nuk do të vi me votu” u shpreh ai për rtv21./21Media
Fotografimi i votës në diasporë, Pula: Të gjithë do të jenë objekt i trajtimit
Prokurorja Laura Pula në një deklarim për RTV21 ka tbërë apel që personat që kanë kërcënim lidhur me procesin e votimit të lajmërohen te prokurori i shtetit
“Deri më sot ne sapo kemi filluar ditën e votimit sot këtu në qendrën operative dhe në kuadër të zyrës të kryeprokurorit të shtetit vlen të ceket se janë të angazhuar mbi 100 prokurorë dhe staf mbështetës në tërë Republikën e Kosovës rastet e evidentume tani më i kemi bërë të ditur edhe I kemi publikuar janë dikun 8 persona të arrestuar për vepër penale kundër cenimit të drejtës së votimit dhe përcaktimi i lirë I votuesve 7 janë nga data 19 dhe një person është arrestuar pardje dhe të gjithë janë në paraburgim nuk kemi pasur raste të hapura të tjera të cilat do të ishin trajtim i prokurorit të shteti.t Ne kemi bo apel që të gjithë personat pa dallim etnie ,race që çdo që kanë trustni, kërcnim e tjera të lajmërohen sot te prokurori i shtetit” tha ajo ndër të tjera
Pula tha se edhe mërgimtarët në diasporë që kanë fotografuar votat dhe i kanë publikuar do të jenë objekt i trajtimit
“ Fotografimi i votës në diasporë dhe publikimi nëpër media është trajtuar nga ana jonë dhe të gjithë ata persona të cilët e kanë fotografu votën dhe e kanë publiku në rrjete sociale qofshin ato Facebook, Tiktok etj ata janë trajtu dhe ne e dijmë se cili person i ka bë këto veprime dhe do të jenë objekt i trajtimit, mirëpo sot do të merremi edhe me ata të cilët cenojnë fshehtësinë e votës duke e fotografuar”, u shpreh ajo.
deri sa shtoi se nga 500 deri në 600 komisionerë të zgjedhjeve të kaluara janë nën hetim.
“KQZ-ja pas vertifikimit të procedurave të tyre ka lyp nga prokurori i shtetit që të evidentohen të gjithë komisionerët të cilët kanë pas akt vendim dhe për fillim të hetimeve apo në ndonjë mënyrë kanë qenë objekt i hetimit nga ana e prokurorit të shtetit, prokuroria e shtetit ka evidentuar dhe ja ka përcjell KQZ-së të gjithë këtë kërkesë me 18 mijë persona të kërkuar për hetim a kanë qenë a s’kanë qenë nëpër procese hetimore KQZ-ja e ka pasë listën nga ana jonë çështja se kë e ka marrë e kë se ka marrë është çështje e tyre ,nga zgjedhjet e kaluara e kemi një numër shumë të madh të komisionerëve ku është përmbi 500-600”, tha Pula. /21Media
DnV: Procesi i votimit në të gjithë vendin po rrjedh në mënyrë të qetë
Demokracia në Veprim, thotë se që nga hapja e vendvotimeve në orën 07:00, sipas vëzhguesve të (DnV) “procesi i votimit në të gjithë vendin po rrjedh në mënyrë të qetë”. Deri në orën 12:00, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 12% e qytetarëve (margjina e gabimit +/- 0,4%), vijon njoftimi.
Në komunat me shumicë serbe, në veri të vendit, “dalja në votime është raportuar të jetë mbi 24% që është gati dyfish më e lartë sesa mesatarja e përgjithshme e daljes në nivel vendi”.
“Prishtina dhe Ferizaj kanë regjistruar daljen më të madhe deri tani, me 13,2%. Dalja më e vogël është në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës, 9%”, vijon njoftimi.
Të drejtë votimi në Kosovë në këto zgjedhje kanë 1,959,962 qytetarë.
“Rikujtojmë se dalja e votuesve në periudhën e njejtë kohore në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit ishte 13.7%”, theksohet në njoftim.
𝐏𝐚𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐦ë 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡𝐮𝐫𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭
“Pavarësisht afateve të shkurtra për organizimin e këtyre zgjedhjeve, KQZ ka informuar me kohë votuesit për qendrën e tyre të votimit dhe ka ofruar mundësi për ndryshimin e tyre përmes platformës online ose Komisioneve Komunale Zgjedhore. Megjithatë nga terreni po raportohet se ka mjaft ankesa në këtë drejtim.
Deri në orën 12:00, vështirësi për t’a gjetur emrin në Listë, rrjedhimisht për t’a identifikuar vendvotimin adekuat është raportuar në 48% të vendvotimeve, por që numri i rasteve ka qenë i vogël, deri në 10 raste të tilla.
Por ka pasur edhe vendvotime, ku numri i atyre nuk e kanë gjetur emrin në Listë ka arritur deri në 30. Në këto përmasa, kjo është hasur në 2% të vendvotimeve, Për të evituar vonesa dhe pakënaqësi ftojmë votuesit që para se të nisen për të votuar të verifikojnë edhe njëherë Qendrën ku janë caktuar për të votuar përmes linkut https://qv.kqz-ks.org”, thuhet në njoftim
𝑉𝑜𝑡𝑖𝑚𝑖 𝑚𝑒 𝑎𝑠𝑖𝑠𝑡𝑒𝑛𝑐𝑒̈
“Në përpjekje për të administruar më mirë votimin me asistencë, KQZ po obligon të gjithë ata që duan të votojnë me asistencë të prezantojnë paraprakisht një dokument mjekësor ose librezë të lëshuar nga specialist i fushës apo institucioni përkatës. Kjo për të dëshmuar së ata nuk janë në gjendje të votojnë vetë, pa ndihmës.
Zbatimi më strikt i rregullave për votimin me asistencë që ka filluar qysh në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 po rezulton me ulje të theksuar të këtij fenomeni krahasuar me proceset e mëparshme zgjedhore. Raportohet se deri në orën 12:00 më pak se 0,1% e votuesve kanë votuar me asistencë, çka tregon për efektivitet të këtyre masave dhe për kufizim të keqpërdorimeve të mundshme. Ky fenomen është evidentuar në 33% të vendvotimeve edhepse në raste shumë të izoluara.
Rikujtojmë se në zgjedhjet e 28 shkurtit, sipas DnV-së, 1% e të gjithë qytetarëve kanë votuar me asistencë në intervalin e njejtë kohor. Krahasimisht në 9 shkurt kjo përqindje ishte edhe më e lartë, rreth 6%.
Deri në mesditë, komisionerët në shumicën dërmuese të vendvotimeve janë duke e zbatuar rregullën dhe janë duke kërkuar dokumentet për të lejuar votimin me asistencë. Për më tepër, në 32% të vendvotimeve, edhepse votuesit kanë kërkuar të votojnë me asistencë, nuk janë lejuar të votojnë në mungesë të dokumentave mjkësore.
Si trend i përgjitshëm, votimi me asistencë po evidentohet në Libër, por nuk kanë munguar edhe rastet kur votimi me asistencë nuk është zhvilluar konform rregullave, dhe kjo ka ndodhur në 3% të vendvotimeve, ku deri në 10 raste nuk janë evidentuar fare në Librin e Votimit. Si fenomen i.është më i shprehur në rajonin e Prizrenit, gati dyfish më i lartë se në nivel vendi.
Rikujtojmë se një asistues ka të drejtë të ndihmojë vetëm një votues, ndërsa komisionerët ose vëzhguesit e akredituar e kanë të ndaluar rreptësisht të ofrojnë çfarëdo asistence në votim.
Ka pasur disa raste të izoluara kur më shumë se një votues ka qëndruar prapa kabinës së votimit, dhe atë si fenomen në 9 % të vendvotimeve.
𝑉𝑜𝑡𝑖𝑚𝑖 𝑚𝑒 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑣𝑙𝑒𝑓𝑠ℎ𝑚𝑒
DnV ka gjetur se në 14% të vendvotimeve ka pasur deri në 4 raste të identifikimit me dokumenta të skaduara, përkundër rregullave që nuk lejojnë votimin me dokumenta me afat të skaduar. Ky fenomen është më i shprehur në rajonin e Prizrenit.
𝐹𝑜𝑡𝑜𝑔𝑟𝑎𝑓𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑣𝑜𝑡𝑒̈𝑠
Deri në orën 12:00, është raportuar për 12 raste të fotografimit të votës në gjithsej 10 vendvotime specifike, në rajonet e Prizrenit dhe Gjakovës. Ky trend është përafërsisht i njejtë me zgjedhjet e 28 dhjetorit. Si fenomen, fotografimi i votës dhe bërja e saj publike supozohet se ndërlidhet me cenimin e fshehtësisë së votës apo blerjes së saj, por edhe frikësimin e votuesit dhe shtrembërimin e vullnetit të tij”, përfundon njoftimi.
Postimi i plotë:
Qytetarja: Jena lodh me zgjedhje, me skamje, me çmime të larta
Qytetarja u shpreh se, nëse vazhdohet kështu me zgjedhje, Kosova ka me mbet e zbrazët, ajo po ashtu theksoi se janë lodhur me zgjedhje, me skamje dhe me çmimet e larta.
“Jena lodhë me zgjedhje, jena lodhë me skamje, jena lodhë me çmime të mëdha.. nëse vazhdojnë kështu Kosova ka me mbet e zbrazët” tha ajo për rtv21./21Media
Qytetari nga Gjakova: Jemi mësu, t’u dal në zgjedhje çdo 4-5 muaj
Një qytetar nga Gjakova, ka komentuar situatën e vazhdueshme politike në vend, sipas tij qytetarët tashmë nuk befasohen nga thirrjet e shpeshta për zgjedhje, pasi një gjë e tillë është përsëritur disa herë në vitet e fundit
“Jemi mësu, t’u dal në zgjedhje çdo 4-5 muaj kështu që është bo rutinë ”u shpreh ai për rtv21./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?