​Arrestohen dy të dyshuar për tentim vrasje

Më 4 janar 2023 rreth orës 14:20, është raportuar se në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, si rrjedhojë e një sulmi fizik nga dy të dyshuar, një person ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë.
Policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit dhe ka identifikuar të dyshuarit; A. SH, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, R. SH, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët, sot më datë 10.01.2023, janë intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të njejtit janë ndaluar për 24 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për veprën “Vrasje në tentativë.
“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarit; A. SH, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, R. SH, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët, sot më datë 10.01.2023, janë intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të njejtit janë ndaluar për 24 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për veprën ‘Vrasje në tentativë'”, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës.

Back to top button