Roboti i parë në botë “avokat” së shpejti do të mbrojë të akuzuarin e parë
DoNotPay, aplikacion ky softueri që transmeton bisedat përmes teksteve apo përmes mesazheve me zë, u themelua në vitin 2015. Atë e themeloi Joshua Browder. Ky aplikacon tani është “strehë” e “avokatit të parë robot në botë”.
Browder ka shpresa të mëdha në Inteligjencën Artificiale. Pritet që muajin e ardhshëm, roboti avokat të këshillojë një të akuzuar.
Tani vjen pyetja se çfarë është e ardhmja e robotit të parë avokat në botë, dhe çka do të thotë kjo për avokatët njerëz.
Inteligjenca Artificiale e shfrytëzuar në këtë rast do të drejtohet përmes një celulari të mençur, e i akuzuari do ta dëgjojë robotin përmes kufjeve.
Sipas New Scientist, Inteligjenca Artificiale do të dëgjojë gjatë procesit gjyqësor, e më pas, pas analizimit të informatës do të këshillojë të akuzuarin se si të vazhdojë më mirë rastin.
Është raportuar se Browder i ka premtuar të akuzuarit se nëse Inligjenca Artificiale nuk e ndihmon me rastin, DoNotPay do të mbulojë pagesën për çdo gjobë që ka marrë ai.
Identiteti i të akuzuarit që do të mbrohet nga roboti nuk është zbuluar akoma publikisht, ndërkaq detajet për rastin janë të limituara.
Sipas DoNotPay, mision i tyre është që të shfrytëzojnë inteligjencën artificiale që të ndihmojnë klientët të luftojnë kundër korporatave të mëdha në zgjidhjen e problemeve të tyre e një radhë çështjesh të tjera, si psh dënimit me tiketat në trafik.
Nëse Inteligjenca Artificiale dëshmon me sukses, Browder shpreson se avokati i parë robot mund të zëvendësojë avokatët njerëz në punë./21Media