Arrestohen dy të dyshuar për vjedhjen e barnave në depon e Ministrisë
Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, pasi kishin vjedhur një sasi të barnave në një depo të Ministrisë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri kosovar dhe tjetri i Maqedonisë së Veriut, për shkak se kishin vjedhur një sasi të barnave në një depo të Ministrisë.”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të PK-së.
Njësiti policor nga të dyshuarit, në cilësi të provave materiale ka sekuestruar barnat që i kishin vjedhur dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media