Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë, ngjarje kjo që kishte ndodhur më 6 maj në fshatin Mamushë.

Lidhur me këtë rast, Policia është në kërkim edhe të dy personave të tjerë të dyshuar të cilët ndodhen ne arrati.

Gjatë pasdites, hetuesit e Policisë në Prizren kanë bastisur tri lokacione

“Këto veprime hetimore janë ndërmarrë me funksion zbardhjes se rastit “ Vrasje ne Tentative “ te datës 06.05.2023 te ndodhur ne fshatin Mamushë dhe me qëllim te arrestimit te personave te dyshuar lidhur me ketë rast”, është bërë e ditur në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës ka arrestuar 45 vjeçarin me inicialet M.U, si dhe 26 vjeçarin I.B.

“Janë arrestuar personat e dyshuar M.U.( 45 vjeçar) dhe I.B.( 26 vjeçar).Te dyshuarit M.U. i eshtre gjetur ne posedim dhe me pas është sekuestruar nga krim tekniku ne cilësinë e dëshmisë materiale një arme zjarri ; Revolver model Knalle ,Cal.9mm ROHM RG 69 ,katër fishekë te armës dhe një gëzhojë .Dyshohet se e njëjta arme është përdorur ne rast. Dy te dyshuarit tjerë A.B.( 50 vjeçar ) dhe A.B.( 25 vjeçar ) ende janë ne arrati dhe ne kërkim nga ana e policisë”, ka njoftuar Policia.

Dy personave të arrestuar u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa arma e gjetur është sekuestruar.

Back to top button