Sondazhi IRI: Sfidë mbetet papunësia dhe kosto e lartë e jetesës për kosovarët

Kostoja e lartë e jetesës dhe papunësia në Kosovë mbesin problemi kryesor për qytetarët e Kosovës.

Në sondazhin mbarëkombëtar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), thuhet se 60% e të anketuarve thonë se është kostoja e lartë e ushqimit dhe 56 për qind shprehen se ka mungesë të vendeve të punës.

Sa i përket kostos së jetesës, 22 për qind mendojnë se në Kosovë është kosto e lartë e jetesës në krahasim me të ardhurat nga puna.

Sipas anketës së IRI, po ashtu 7 për qind thonë se është edhe kostoja e lartë e ngrohjes, energjisë elektrike dhe e ujit.

Si dhe kosto e lartë e jetesës në krahasim me të ardhurat nga pensioni janë 3%. Sikurse edhe për kujdesin shëndetësor 2% thonë se është e lartë.

Në sondazhin e IRI, përmendet se problem mbetet edhe papunësia.

Të pyetur se cili aspekt i papunësisë është më i rëndësishëm, 56 për qind thonë se ka mungesë të vendeve të punës në përgjithësi, ndërsa për mungesë të punëve të paguara mirë 26%, mungesa e vendeve të punës në fusha specifike 5%, mungesa e vendeve të punës për ata me arsim të lartë 3%, mungesa e vendeve të punës afatgjatë 3%, mungesa e vendeve të punës për gratë 2%.

Sipas sondazhit të IRI-së, për kujdesin shëndetësor parësor joadekuat janë shprehur 34 për qind.

Sondazhi tregon gjithashtu se më pak njerëz janë të shqetësuar me korrupsionin sesa në vitet e kaluara.

Sipas anketës, 30 për qind mendojnë se korrupsioni ndodhë me përdorimin e fondeve qeveritare në niveli kombëtar, ndërsa 18% thonë se korrupsioni me përdorimin e fondeve qeveritare ndodhë në niveli lokal dhe 10 për qind e të anketuarve potencojnë se ka korrupsion për gjetjen e vendeve të punës.

Back to top button