Arrestohen dy të dyshuar që rrahën një grua

Të hënën në Gjakovë janë arrestuar dy persona të dyshuar për rrahjen e një gruaje tre ditë më parë.

“Më 11.09.2023 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kishin ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Meida

Back to top button