Digjen disa varreza në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj janë përfshirë nga zjarri disa varreza.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth mesditës.

“Raportohet se janë përfshirë nga zjarri disa varreza. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar prokurori dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme hetimore.

Back to top button