Arrestohen dy vëllezër, iu konfiskohen edhe armë

Sot janë arrestuar dy vëllezërit nga Hani Elezit, ku si rezultat i disa mosmarrëveshjeve janë rrahur dhe kanosur mes vete.
”Stacioni policor i Hanit të Elezit , pasi ka pranuar një informacion, për një rrahje dhe kanosje, ka arritur të arrestojë dy vëllezërit nga Hani Elezit , pasi kishin një mosmarrëveshje mes vete. Ndaj njërit N.SH (M/SHK) 36 vjeçar është iniciuar rast penal ”Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ndaj tjetrit H.SH ( M/SH/K) 42 vjeçar është iniciuar rast penal ”Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve”, ku me këtë rast, i janë konfiskuar tri armë: një pistoletë dhe dy karikatorë me 185 fishek, një pushkë gjuetie me 121 fishek dhe një pushkë ajrore”, është bërë e ditur në komunikatë.
Pas intervistimit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore./21Media

Back to top button