MSh sqaron pse nuk u pa asnjë qytetar në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori”

Asnjë qytetar i Prishtinës mesditën e së shtunës nuk u pa në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori”. Por, këtë për portalin rtv21.tv e sqaroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Ai tha se ditëve të fundjavës terminet janë të ndara vetëm për dozat e dyta.
“Ditëve të vikendit terminet janë të ndara vetëm për dozat e dyta. Për ata gjatë vikendit ka më pak qytetarë që vaksinohen, por interesimi është i madh dhe këtë mund ta shihni gjatë ditëve të tjera të javës kur vaksinohet me dy dozat”, tha Hoti për portalin rtv21.tv duke shtuar se deri në ora 13:00 në qendrën “1 Tetori” janë kryer të gjitha dozat e dyte që kanë qenë në program për sot.
Tutje ai tha se për ditët e ardhshme në Prishtinë janë plotësuar shumica e termineve dhe vazhdimisht po gjenerohen termine të reja për vaksinim të qytetarëve.
Ditëve të fundit është raportuar vazhdimisht për hezitimin e qytetarëve që të marrin vaksinën “AstraZeneca”, e cila po jepet si dozë e parë për qytetarët./21Media

Back to top button