Arrestimi i tre zyrtarëve për korrupsion në MPB, Sveçla: E kemi dëshmuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin

(lajm i përditësuar)

Arrestimi i tre zyrtarëve për korrupsion në MPB, Sveçla: E kemi dëshmuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve në MPB për marrje ryshfeti, me dy prej tyre që janë dërguar në mbajtje.

Sveçla tha se “tashmë e kemi dëshmuar por ritheksoj” se askush nuk do të jetë mbi ligjin”, shkroi ministri në Facebook.

“Si Qeveri dhe si Ministri, që nga marrja e mandatit jemi zotuar për luftë të pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit e në veçanti ndaj këtyre fenomeneve të rrënjosura me vite të tëra brenda institucioneve tona. Kemi ofruar dhe dhënë mbështetjen e plotë ndaj organeve të rendit dhe kemi adresuar çdo keqpërdorim që kemi evidentuar që nga marrja e detyrës”, u shpreh tutje ai.

“Kushdo që ka vepruar në çfarëdo forme në kundërshtim me ligjin, do të ballafaqohet me drejtësinë”, përfundoi Sveçla.

Arrestohen dy zyrtarë në MPB për marrje të ryshfetit nga operatori ekonomik

Dy zyrtarë në Ministri të Brendshme me inicialet A.S. dhe B.B., janë arrestuar nën dyshimet për marrje të ryshfetit nga operatori ekonomik i kontraktuar për kryerjen e projekteve, njofton rtv21.tv.

“Për të dyshuarit me iniciale (A.S., B.B. dhe N.SH.) ekziston dyshimi i bazuar se në cilësi të personave zyrtar duke vepruar në bashkëpunim gjatë realizimit të disa procedurave tenderuese dhe realizimit të projekteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) kanë marrë ryshfet nga operatori ekonomik i kontraktuar për kryerjen e projekteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po ashtu ka arrestuar dy (N.S.) dhe (G.H.) përfaqësues të operatorit ekonomik me inicialet N.S. dhe G.H., të cilët dyshohet se dhanë ryshfet me qëllim të krijimit të përparësive të paligjshme gjatë realizimit të projektit për ndërtimin e një objekti të një agjencie dhe projekteve tjera të zhvilluara nga MPB.

Sot policia kreu kontrolle në tri lokacione lidhur me këtë rast. Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë sekuestruar dëshmi dhe pajisje në cilësi të provës materiale.

“Pas intervistimit të dyshuarit A.S., B.B., N.S., G.H. me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prishtinë ndalohen për 48 orë, ndërsa e dyshuara N.SH. lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në komunikatë. /21Media

Back to top button